Skip to content

Katastrofa mjedisore në Durërs, landfilli i Sharrës merr përsipër riciklimin e mbetjeve pa para nga Bashkia e Sakos

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Fax News se është zgjidhur ngërçi i mbetjeve urbane në Durrës, që prej ditësh nuk mblidheshin nga ana e Bashkisë, duke e çuar qytetin në prag katastrofe mjedisore në kulmin e sezonit turistik.

Mësohet se landfilli i Sharrës do t’i marrë mbeturinat e qytetit bregdetar deri në muajin korrik, duke mos kërkuar asnjë përfitim monetar nga bashkia e Durrësit.

Po të njejtat burime thonë se mbeturinat nuk do të dërgohen më në landfillin e Bushatit dhe as nuk do të grumbullohen në Nishtulla apo Spitallë, ku ishin shndërruar në problem për banorët e këtyre zonave.

Pasditen e sotme janë nisur kamionët e parë drejt landfillit të Sharrës, ku do të riciklohen nga kompania që menaxhon mbetjet e Tiranës.

/faxweb