Burime jozyrtare bëjnë me dije për Fax News se është zgjidhur ngërçi i mbetjeve urbane në Durrës, që prej ditësh nuk mblidheshin nga ana e Bashkisë, duke e çuar qytetin në prag katastrofe mjedisore në kulmin e sezonit turistik.
Mësohet se landfilli i Sharrës do t’i marrë mbeturinat e qytetit bregdetar deri në muajin korrik, duke mos kërkuar asnjë përfitim monetar nga bashkia e Durrësit.
Po të njejtat burime thonë se mbeturinat nuk do të dërgohen më në landfillin e Bushatit dhe as nuk do të grumbullohen në Nishtulla apo Spitallë, ku ishin shndërruar në problem për banorët e këtyre zonave.
Pasditen e sotme janë nisur kamionët e parë drejt landfillit të Sharrës, ku do të riciklohen nga kompania që menaxhon mbetjet e Tiranës.
…
/faxweb
