Ilustruese
Shpërthimi i një bombule gazi në një banesë në rrugën “Ali Kelmendi” në TIranë ka sjellë plagosjen e dy personave.
Personat e plagosur janë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh, nënë e bir, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjajre dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
…
/faxweb
