Ish-drejtuesi i policisë Dritan Zagani, që u burgos, u përndoq dhe u lincua publikisht, vetëm pse akuzonte se policia është e përfshirë në trafikun e drogës, është punësur në forcat e rendit të Zvicrës.
Lajmin e bëri me dije ekskluzivisht në emisionin Çim Peka Live, analisti Enton Abilekaj. Rikujtojme se Zagani eshte arratisur ne Zvicer pasi u shpall ne kerkim nga shteti shqiptar, pasi kishte denoncuar perfshirjen e policise shqiptare ne trafik droge.
Pjese nga biseda:
Bujar Nishani: Dritan Zagani kaloi një sagë të tmerrshme brenda vendit, derisa ka kërkuar strehim politik në një vend tjetër. Zagani u burgos, u lincua familjarisht, publikisht, vetëm pse foli ato që ne po i shikojmë se janë realitete në Policinë e Shtetit.
Enton Abilekaj: Dua të shtoj se ky “krimineli” Zagani, që u akuzua se bashkëpunonte me policitë europiane dhe italiane, tani punon në Forcat e Rendit të Zvicrës. Po, është atje i punësuar.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
