Skip to content

Në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar, Dritan Zagani merr postin e rëndësishëm në Zvicër

Ish-drejtuesi i policisë Dritan Zagani, që u burgos, u përndoq dhe u lincua publikisht, vetëm pse akuzonte se policia është e përfshirë në trafikun e drogës, është punësur në forcat e rendit të Zvicrës.

Lajmin e bëri me dije ekskluzivisht në emisionin Çim Peka Live, analisti Enton Abilekaj. Rikujtojme se Zagani eshte arratisur ne Zvicer pasi u shpall ne kerkim nga shteti shqiptar, pasi kishte denoncuar  perfshirjen e policise shqiptare ne trafik droge.

Pjese nga biseda:

Bujar Nishani: Dritan Zagani kaloi një sagë të tmerrshme brenda vendit, derisa ka kërkuar strehim politik në një vend tjetër. Zagani u burgos, u lincua familjarisht, publikisht, vetëm pse foli ato që ne po i shikojmë se janë realitete në Policinë e Shtetit.

Enton Abilekaj: Dua të shtoj se ky “krimineli” Zagani, që u akuzua se bashkëpunonte me policitë europiane dhe italiane, tani punon në Forcat e Rendit të Zvicrës. Po, është atje i punësuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb