Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e jashtme të Kishës së Shna Ndout, në Laç, ku është përfshirë nga flakët një automjet.
Burimet kanë konfirmuar për Fax News dhe Faxweb.al se makina në qytetin e Laçit është shkrumbuar nga flakët, të cilat zjarrfikësit nuk kanë arritur dot t’i shuajnë.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se makina ka marrë flakë në oborrin e Kishës së Laçit dhe se drejtuesja e saj ishte femër.
Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, dhe policia, bashkë me grupin hetimor ndodhen ne vendgjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.
…
/faxweb
