Skip to content

Vetëm pjesët metalike i ngelën, përfshihet nga flakët automjeti në oborrin e Kishës së Laçit. Zjarrfikësit nuk arrijnë ta shuajnë zjarrin (FOTO)

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e jashtme të Kishës së Shna Ndout, në Laç, ku është përfshirë nga flakët një automjet.

Burimet kanë konfirmuar për Fax News dhe Faxweb.al se makina në qytetin e Laçit është shkrumbuar nga flakët, të cilat zjarrfikësit nuk kanë arritur dot t’i shuajnë.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se makina ka marrë flakë në oborrin e Kishës së Laçit dhe se drejtuesja e saj ishte femër.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, dhe policia, bashkë me grupin hetimor ndodhen ne vendgjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.

/faxweb