Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me automjetin që u shkrumbua mbrëmjen e sotme në parkingun e Kishës së Shna Ndout, Kurbin.
Burimet zyrtare kanë bërë me dije se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjetin në fjalë, i cili ishte në pronësi të një shtetase, që banon në Durrës.
Fatmirësisht, incidenti nuk ka sjellë dëme në njerëz apo të lënduar, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm material.
Pas incidentit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vëndngjarje, ndërsa hetuesit po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.07.2021 , në parkingun e Kishës së Shna Ndout, Kurbin, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Hyundai” në pronësi të një shtetase banuese Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
…
/faxweb
