Skip to content

Detaje të reja nga shpërthimi në flakë i makinës në parkingun e Kishës së Laçit, policia: Makina në pronësi të një…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me automjetin që u shkrumbua mbrëmjen e sotme në parkingun e Kishës së Shna Ndout, Kurbin.

Burimet zyrtare kanë bërë me dije se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjetin në fjalë, i cili ishte në pronësi të një shtetase, që banon në Durrës.

Fatmirësisht, incidenti nuk ka sjellë dëme në njerëz apo të lënduar, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm material.

Pas incidentit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vëndngjarje, ndërsa hetuesit po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2021 , në parkingun e Kishës së Shna Ndout, Kurbin, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip “Hyundai” në pronësi të një shtetase banuese Durrës, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/faxweb