Skip to content

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Librazhd, Mikrobusi përplaset me një mjet të rëndë dhe një Benz (VIDEO)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Murrash, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Fax News, në aksident janë përfshirë një mikrobus, një mjet tip Benz dhe një mjet tip kamionçinë.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia është nisur drejt vendngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb