Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Murrash, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Fax News, në aksident janë përfshirë një mikrobus, një mjet tip Benz dhe një mjet tip kamionçinë.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia është nisur drejt vendngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re