Skip to content

E trishtë! Mjeku në Sarandë pëson atak kardiak teksa po i shërbente qytetarëve

 

 

Një lajm i trishtë vjen nga zona e Sarandës këtë pasdite. Një mjek 66 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Fjala është për Ilir Gazelin, i cili pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës e po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Edhe pse kishte mbushur moshën e pensionit, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

Kjo është e dyta jetë e humbur në pak javë, pasi kujtojmë se në zonën e Radhimës humbi jetën një tjetër mjek, po nga ataku kardiak.

Qytetari shpëton nga mbytja vajzën në Tale! Në Radhimë, mjeku ndërron jetë prej atakut kardiak