Një lajm i trishtë vjen nga zona e Sarandës këtë pasdite. Një mjek 66 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Fjala është për Ilir Gazelin, i cili pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës e po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Edhe pse kishte mbushur moshën e pensionit, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

Kjo është e dyta jetë e humbur në pak javë, pasi kujtojmë se në zonën e Radhimës humbi jetën një tjetër mjek, po nga ataku kardiak.

Qytetari shpëton nga mbytja vajzën në Tale! Në Radhimë, mjeku ndërron jetë prej atakut kardiak

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re