Skip to content

‘Në fillim e qëlluan, pastaj e therën’, Gjendet e vdekur në rrethana misterioze vajza e ish-ambasadorit, ja çfarë ndodhi pasi doli nga shtëpia

Në foto: Vajza e ish-ambasadorit pakistanez qe u gjet e vdekur

Vajza e ish-ambasadorit të Pakistanit në Korenë e Jugut, Noor Mukadam u gjet e vrarë në një shtëpi në kryeqytetin Islamabad.

27-vjeçarja kishte humbur kontaktet me familjen e saj prej 24 orëve. E reja kishte dalë nga shtëpia me djalin e një biznesmeni të njohur në vend.

“Ajo në fillim u qëllua, pastaj u ther”, tha një oficer policie.

Policia në Islamabad raportoi se djali që e shoqëroi Zahir Jaffer, është qytetar amerikan dhe kishte rezervuar një fluturim drejt SHBA të mërkurën, i cili u arrestua nga policia pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 27 vjeçares. Sipas raportimit të policisë, akti duket një vrasje me paramendim.

/faxweb