Në foto: Vajza e ish-ambasadorit pakistanez qe u gjet e vdekur
Vajza e ish-ambasadorit të Pakistanit në Korenë e Jugut, Noor Mukadam u gjet e vrarë në një shtëpi në kryeqytetin Islamabad.
27-vjeçarja kishte humbur kontaktet me familjen e saj prej 24 orëve. E reja kishte dalë nga shtëpia me djalin e një biznesmeni të njohur në vend.
“Ajo në fillim u qëllua, pastaj u ther”, tha një oficer policie.
Policia në Islamabad raportoi se djali që e shoqëroi Zahir Jaffer, është qytetar amerikan dhe kishte rezervuar një fluturim drejt SHBA të mërkurën, i cili u arrestua nga policia pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e 27 vjeçares. Sipas raportimit të policisë, akti duket një vrasje me paramendim.
…
/faxweb
