Skip to content

“Duart e krimit në Fier”, Koçi: Kushdo që ka shkelur ligjin të përgjigjet para drejtësisë, lobimet me erë larje hesapesh janë të turpshme

Deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi ka reaguar sërish pas deklaratave se kriminelët e trafikantët po marrin tendera publikë në Fier.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Koçi shkruan se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Pas disa interpretimeve lidhur me qendrimet e mia politike kunder fenomeneve krimimale theksoj:

Kushdo qe ka shkelur ligjin te pergjigjet para drejtesise. Pavaresisht se cfare emri ka dhe cilin institucion drejton. Kam denoncuar impaktin e botes se krimit mbi financat publike pa paracaktuar apo perjashtuar ndonje institucion te pervecem ne Fier.

Cdo hamendje dhe perkthim shqip shqip i deklaratave te mia sipas bindjeve te interpretuesve te ndryshem nuk eshte pergjegjesi e imja.

Sponsorizimet apo lobimet e supozuara ne rastin e qendrimeve denoncuese qe kundermojne ere larje hesapesh jane te denueshme, te kompromentuara dhe te turpshme per kedo.

Te tilla do ishin edhe per mua.