Deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi ka reaguar sërish pas deklaratave se kriminelët e trafikantët po marrin tendera publikë në Fier.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Koçi shkruan se kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Pas disa interpretimeve lidhur me qendrimet e mia politike kunder fenomeneve krimimale theksoj:

Kushdo qe ka shkelur ligjin te pergjigjet para drejtesise. Pavaresisht se cfare emri ka dhe cilin institucion drejton. Kam denoncuar impaktin e botes se krimit mbi financat publike pa paracaktuar apo perjashtuar ndonje institucion te pervecem ne Fier.

Cdo hamendje dhe perkthim shqip shqip i deklaratave te mia sipas bindjeve te interpretuesve te ndryshem nuk eshte pergjegjesi e imja.

Sponsorizimet apo lobimet e supozuara ne rastin e qendrimeve denoncuese qe kundermojne ere larje hesapesh jane te denueshme, te kompromentuara dhe te turpshme per kedo.

Te tilla do ishin edhe per mua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re