Skip to content

Tritan Shehu sulmon Kadillin: Kemi dashuri dhe respekt të pakufijshëm për SHBA se promotor ka qenë Berisha, po bën sikur jemi talebanë

Tritan Shehu ka sulmuar Fatbardh Kadillin lidhur me mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara në raport me ish kryeministrin Sali Berisha.

Deputeti i zgjedhur thotë se i do shumë Shtetet e Bashkuara dhe se këtë dashuri ja ka ushqyer Berisha.

Ndër të tjera ai shkruan se: 

“Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!

Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!

Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!

Turp i vertete ky.

Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.

Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.

Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.

E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen”, shkruan Tritan Shehu. (TemA)