Tritan Shehu ka sulmuar Fatbardh Kadillin lidhur me mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara në raport me ish kryeministrin Sali Berisha.
Deputeti i zgjedhur thotë se i do shumë Shtetet e Bashkuara dhe se këtë dashuri ja ka ushqyer Berisha.
Ndër të tjera ai shkruan se:
“Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:
Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!
Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!
Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!
Turp i vertete ky.
Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.
Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.
Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.
E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen”, shkruan Tritan Shehu. (TemA)
