Skip to content

Situata me zjarret në Fier/ Vatër e re në pyllin e Gjorgosit dhe në Zhupan, problem mungesa e zjarrfikësve

 

Situata me zjarret në Fier duket se është përkeqësuar ditën e sotme, pasi janë raportuar disa vatra të ndryshme.

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin ka bërë me dije se janë lajmëruar për një vatër të re zjarri në pyllin e Gjorgosit.

“Nga sektori i MC prane bashkise Fier, njoftohemi per nje vater te re zjarri ne pyllin e fshatit Gjorgos. Ne vendngjarje MZSH Roskovec”., lajmëron MZSH Roskovec.

Nga ana tjetër, nje vatër e re zjarri po shkrumbon ullinjtë e pushton Fierin mbi Zhupan. Zjarri sapo ka rënë lart ne kodrat e Zhupanit, tek Qafa e Koshovices.

Ska mjete zjarrefikëse ne vendngjarje pasi janë Cakran e Gjorgoz. Banesat jane larg por zjarri po perhapet shpejt per shkak të thatësires.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb