Situata me zjarret në Fier duket se është përkeqësuar ditën e sotme, pasi janë raportuar disa vatra të ndryshme.
Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin ka bërë me dije se janë lajmëruar për një vatër të re zjarri në pyllin e Gjorgosit.
“Nga sektori i MC prane bashkise Fier, njoftohemi per nje vater te re zjarri ne pyllin e fshatit Gjorgos. Ne vendngjarje MZSH Roskovec”., lajmëron MZSH Roskovec.
Nga ana tjetër, nje vatër e re zjarri po shkrumbon ullinjtë e pushton Fierin mbi Zhupan. Zjarri sapo ka rënë lart ne kodrat e Zhupanit, tek Qafa e Koshovices.
Ska mjete zjarrefikëse ne vendngjarje pasi janë Cakran e Gjorgoz. Banesat jane larg por zjarri po perhapet shpejt per shkak të thatësires.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
