
Një grup prej 7 anëtarësh është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pas një hetimi 4 mujor që zbuloi se ata merreshin me kultivim kanabisi.
Mësohet se grupi drejtohej nga biznesmeni Lulzim Cullaj, i cili ka në pronësi një biznes të lëndëve drusore në Sauk.
Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme, Policia ka sekuestruar: 4 armë zjarri, 1 armë gjuetie, 11 telefona celularë, municione dhe janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa.
Ndërkohë personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni janë:
Lulzim Cullhaj, 55 vjeç
Dashamir Hasanaj, 34 vjeç,
Erdit Muca, 21 vjeç
Alfred Muca, 31 vjeç
Kadri Gjoshi, 32 vjeç
Gert Gjoshi, 36 vjeç
Xhemal Hidri, 32 vjeç
Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.
EMRAT/ Prej 4 muajsh parcela e drogës mbahej nën mbikqyrjen e Policisë së Tiranës, vihen në pranga 7 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
