Skip to content

Detaje të reja nga arrestimi i 7 kultivuesve të drogës në Tiranë, drejtuesi i grupit kriminal është një biznesmen (EMRI)

Një grup prej 7 anëtarësh është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pas një hetimi 4 mujor që zbuloi se ata merreshin me kultivim kanabisi.

Mësohet se grupi drejtohej nga biznesmeni Lulzim Cullaj, i cili ka në pronësi një biznes të lëndëve drusore në Sauk.

Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme, Policia ka sekuestruar: 4 armë zjarri, 1 armë gjuetie, 11 telefona celularë, municione dhe janë asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë personat e arrestuar në kuadër të këtij operacioni janë:

Lulzim Cullhaj, 55 vjeç

Dashamir Hasanaj, 34 vjeç,

Erdit Muca, 21 vjeç

Alfred Muca, 31 vjeç

Kadri Gjoshi, 32 vjeç

Gert Gjoshi, 36 vjeç

Xhemal Hidri, 32 vjeç

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020.

EMRAT/ Prej 4 muajsh parcela e drogës mbahej nën mbikqyrjen e Policisë së Tiranës, vihen në pranga 7 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb