Skip to content

Po lahej në plazhin e Durrësit, një 68 vjeçar humb jetën në det (DETAJET)

Një turist polak ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës teksa lahej në det.

Bëhet fjalë për një shtetas polak  me inicialet J. B., 68 vjeç, i cili u mbyt teksa lahej në det pasditen e sotme.

Njoftimi i policisë:

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb