
Një turist polak ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës teksa lahej në det.
Bëhet fjalë për një shtetas polak me inicialet J. B., 68 vjeç, i cili u mbyt teksa lahej në det pasditen e sotme.
Njoftimi i policisë:
Policia Durrës/ Informacion paraprak
Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb