Gërhitja me zë të lartë mund të jetë shenjë e hershme e demencës dhe probleme me kujtesë, thonë shkencëtarët.
Njerëzit me apnea të gjumit, e cila është shkaktare e gërhitjes së rëndë, ka ndikime negative për kujtesën dhe sjell ndryshime që çojnë në demenca, ka zbuluar studimi.
Gjysmë milion banorë të Britanisë së Madhe vuajë nga gjendja, e cila është e pranishme në moshën e mesme te njerëzit me mbipeshë dhe shkakton tkurrjen e mureve të fytit gjatë gjumit, duke ndalur frymëmarrjen, transmeton kp.
Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit tani sugjerojnë se kjo mund të tkurrë pjesët e trurit duke ulur nivelet e oksigjenit në gjak.
Studimi gjeti se personat me apnea kishin të reduktuar trashësinë e kores së trurit në anën e djathtë dhe të majtë, të cilat janë qendrat e kujtesës të trurit dhe të lidhura me demencë.
Këto ndryshime të trurit ishin të lidhura me performancë të dobët në një testin e kujtesës, ku njerëzve iu dhanë një listë prej 15 artikujve dhe u kërkua t’i kujtojnë pas 20 minutash.
Ndryshe, aktualisht nuk ka kurë për demencën, derisa apnea e gjumit trajtohet me aparate me presion të ajrit, të cilat parandalojnë mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit.
.