Në median e Kosovës është përcjellë së fundmi rasti i një 10 vjeçari, i apasionuar pas librave. Ai tregoi në një intervistë se në dy muaj, ka arritur të lexojë plot 48 libra.
Vullnet quhet 10 vjeçari dhe tregon se leximin e nisi kur pa prindërit e tij. “Imitoi” një model fundja, mbase një ndër modelet më të mira.
Ja se çfarë thotë vogëlushi/ Pjesë nga intervista:

-Ti lexon shumë apo jo, vetëm këtë vere ke lexuar 48 libra, pse gjithë kjo dashuri?
Vullneti: Inspirimin e kam marrë nga mami e babi, që i kam parë duke lexuar. Më kanë thënë hajde provoje të lexosh. E kam parë që më ka pëlqyer të lexoj.”-tregoi 10 vjeçari.
-Këtë verë lexove shumë? Po për pushime a dole apo jo?
10 vjeçari: Po kam dalë. Ndonjëherë lexoja në plazh.
-Cili është libri më i mirë që ke lexu?
10 vjeçari: Unë kam zgjedhur këtë liber, “Si u dorëzua Everesti”. Mesazhi është që nuk duhet me u dorëzu derisa ta arrish qëllimin tënd.
-A ke menduar ndonjëherë, çfarë dëshire ke të bëhesh kur të rritesh
Më pëlqen futbolli (qesh), por edhe leximi shumë më pëlqen.