Kukësi nuk ia del të fitoj ndeshjen shtëpiake të turit të parë eleminator në Ligën e Kampioneve. Përballë ishte një kundërshtar që në letër më i lehtë, si Valeta por kjo nuk solli rezultatin që pritej.
Ndryshimet e verës të bëra te Kukësi duket se nuk kanë dhënë efektin e duhur dhe mungesa e Gurit në sulm është ndjerë më shumë. Ndeshjen e ka nisur Kukësi në sulm duke kërkuar më shumë përpara dhe momentin më të mirë e krijon me një goditje nga jashtë zone të Musollit. Ndërsa për Valetën është Fontelata që humb një shans për gol duke shpëtuar ndeshjen.
Edhe në fraksionin e dytë është Kukësi që e nis në sulm ndërsa Valeta provon me kundërsulm dhe madje në fund bëhet edhe shumë e rrezikshme por ndeshja mbyllet pa gola.
Kështu kualifikimi mbetet i hapur për tu vendosur në Maltë ku Kukësi do të luftoj për fitore dhë një barazim me gola./Berati.TV
Kukësi 0-0 Valeta

