Skip to content

Kukësi del ‘’thatë’’ në Shkodër përballë Valetës

WhatsApp Image 2018 07 11 at 20.39.24

Kukësi nuk ia del të fitoj ndeshjen shtëpiake të turit të parë eleminator në Ligën e Kampioneve. Përballë ishte një kundërshtar që në letër më i lehtë, si Valeta por kjo nuk solli rezultatin që pritej.

Ndryshimet e verës të bëra te Kukësi duket se nuk kanë dhënë efektin e duhur dhe mungesa e Gurit në sulm është ndjerë më shumë. Ndeshjen e ka nisur Kukësi në sulm duke kërkuar më shumë përpara dhe momentin më të mirë e krijon me një goditje nga jashtë zone të Musollit. Ndërsa për Valetën është Fontelata që humb një shans për gol  duke shpëtuar ndeshjen.

Edhe në fraksionin e dytë është Kukësi që e nis në sulm ndërsa Valeta provon me kundërsulm dhe madje në fund bëhet edhe shumë e rrezikshme por ndeshja mbyllet pa gola.

Kështu kualifikimi mbetet i hapur për tu vendosur në Maltë ku Kukësi do të luftoj për fitore dhë një barazim me gola./Berati.TV

Kukësi 0-0 Valeta

WhatsApp Image 2018 07 11 at 19.03.02