Skip to content

U dërgua për mjekim të specializuar në Turqi, ndërron jetë 24 vjeçarja shqiptare

Koronavirusi vijon të shkaktoj viktima, 24 vjeçarja Xheni Kaba, ka ndërruar jetë këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

E reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua më shumë duke bërë të mundur që të dërgohej në Turqi.

Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj.