Koronavirusi vijon të shkaktoj viktima, 24 vjeçarja Xheni Kaba, ka ndërruar jetë këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

E reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua më shumë duke bërë të mundur që të dërgohej në Turqi.

Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re