Skip to content

Restoranti i shqiptaro- danezit, shpallet më i miri në botë për vitin 2021

Ky është (foto më sipër) René Redzepi (Rene Rexhepi). Babai i Renes është shqiptar, por shumë shpejt u largua nga Tetova në drejtim të Danimarkës. Pikërisht atje lindi Rene-ja, i cili drejton një prej restoranteve më të mira të globit.

NOMA e Rene Rexhepit konkuroi me 50 më të mirët në botë dhe ia arriti të dalë në majën e klasifikimeve.

Konkursi u zhvillua në Antwerp më datat 3-5 tetor. NOMA u vlerësua për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veantë ushqimorë.

“Asnjë udhëtim në NOMA nuk është kurrë i njëjtë, me René Redzepi dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ata në pjata të bukura”,  thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.

“Pak më shumë se një vit më parë mendova se gjithçka do të  merret fund. Si do t’ia dilnim gjatë gjithë kësaj periudhe, “do të thoshte vetë Rexhepi.