Ky është (foto më sipër) René Redzepi (Rene Rexhepi). Babai i Renes është shqiptar, por shumë shpejt u largua nga Tetova në drejtim të Danimarkës. Pikërisht atje lindi Rene-ja, i cili drejton një prej restoranteve më të mira të globit.
NOMA e Rene Rexhepit konkuroi me 50 më të mirët në botë dhe ia arriti të dalë në majën e klasifikimeve.
Konkursi u zhvillua në Antwerp më datat 3-5 tetor. NOMA u vlerësua për menunë e saj novatore dhe përdorimin e përbërësve të veantë ushqimorë.
Ladies and gentlemen, No.1 in The World’s 50 Best Restaurants 2021, sponsored by S.Pellegrino & Aqua Panna, is Noma in #Copenhagen, #Denmark! Put your hands together for chef Rene Redzepi and his team! #Worlds50Best @SanPellegrino @nomacph @ReneRedzepiNoma pic.twitter.com/OUHb4b6vA6
— The World’s 50 Best (@TheWorlds50Best) October 5, 2021
“Asnjë udhëtim në NOMA nuk është kurrë i njëjtë, me René Redzepi dhe ekipin e tij duke kërkuar vazhdimisht për përbërës të papritur dhe duke i kthyer ata në pjata të bukura”, thuhet në dedikimin e çmimit për fituesin.
“Pak më shumë se një vit më parë mendova se gjithçka do të merret fund. Si do t’ia dilnim gjatë gjithë kësaj periudhe, “do të thoshte vetë Rexhepi.
What an incredible moment for us all in Copenhagen.
We are so happy and proud of our team being voted the no. 1 restaurant in the world. #Worlds50Best pic.twitter.com/v0mH09WdaW
— restaurant noma (@nomacph) October 5, 2021
