Skip to content

“Prindi 1” dhe “Prindi 2”/ Bashkia hedh poshtë formularin për regjistrimin në kopshtet e Tiranës: Jo i vërtetë, ja formulari i saktë

Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, sipas Bashkise se Tiranes, është i pavërtetë.

 

Në një reagim zyrtar, Bashkia sakteson se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.

 

Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës, thuhet ne reagimin e ketij institucioni.