Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, sipas Bashkise se Tiranes, është i pavërtetë.
Në një reagim zyrtar, Bashkia sakteson se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.
Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës, thuhet ne reagimin e ketij institucioni.
