Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka miratuar me 68 voto pro, datën 30 shtator si dita që do të mbahet referendumi për emrin, i cili do të jetë konsultativ.

 

Ndërkaq bëhet me dije se deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, nuk morën pjesë në votim.  Ato braktisën sallën kuvendore, pasi deputeti i tyre, Nikolla Micevski paraqiti qëndrimin partiak se “pyetja e referendumit është joprecize, shumëkuptimëshe dhe manipulative për opinionin”. Me atë që është konsultativ referendumi, shtoi ai, hapet mundësia që rezultatin ta interpretoj kush si të dojë.

 

Deputetët e partisë më të madhe opozitare maqedonase nuk morën pjesë as në shqyrtimitn e dy amendamenteve që i paraqitën vetë ata, e të cilët u refuzuan gjatë votimit.

 

Vendimi për shpalljen e referendumit u miratua me shumivcën e votave të deputetëve në Parlamentitn 120-anëtrësh të Maqedonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re