Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ka miratuar me 68 voto pro, datën 30 shtator si dita që do të mbahet referendumi për emrin, i cili do të jetë konsultativ.
Ndërkaq bëhet me dije se deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, nuk morën pjesë në votim. Ato braktisën sallën kuvendore, pasi deputeti i tyre, Nikolla Micevski paraqiti qëndrimin partiak se “pyetja e referendumit është joprecize, shumëkuptimëshe dhe manipulative për opinionin”. Me atë që është konsultativ referendumi, shtoi ai, hapet mundësia që rezultatin ta interpretoj kush si të dojë.
Deputetët e partisë më të madhe opozitare maqedonase nuk morën pjesë as në shqyrtimitn e dy amendamenteve që i paraqitën vetë ata, e të cilët u refuzuan gjatë votimit.
Vendimi për shpalljen e referendumit u miratua me shumivcën e votave të deputetëve në Parlamentitn 120-anëtrësh të Maqedonisë.



