Forcat Ajrore të Azerbajxhanit kryen një stërvitje ushtarake me dronët Bayraktar, mjetet ajrore pa pilot (UAV) më të fundit të Turqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Stërvitja, e cila ka përfshirë fluturime stërvitore me zjarr të drejtpërdrejtë, ka synyar të përmirësojë aftësitë luftarake të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit.
“Gjatë fluturimeve stërvitore me zjarr të vërtetë, u krye zbulim ajror në bashkëpunim me njësi të llojeve të tjera të trupave dhe u përcaktuan koordinatat e objektivave të armikut imagjinar në tokë”, tha ministria në një deklaratë.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi gjithashtu video të stërvitjes.