Korçë: Një automjet përplas një këmbësore në rrugën e ish fabrikës që merrej me përpunimin e leshit.
Sipas policisë mësohet s e këmbësorja ka qenë duke kaluar nga ana e tjetër e rrugës kur është goditur nga automjeti.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë për tu bere i mundur identifikimi I tij. Këmbësorja është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, nuk dihet ende gjendja e saj.
Njoftimi i Plotë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
…
/faxweb
