Skip to content

Makina përplas këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja, e plagosura transportohet me urgjencë për në spital

Korçë: Një automjet përplas një këmbësore në rrugën e ish fabrikës që merrej me përpunimin e leshit.

Sipas policisë mësohet s e këmbësorja ka qenë duke kaluar nga ana e tjetër e rrugës kur është goditur nga automjeti.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë për tu bere i mundur identifikimi I tij. Këmbësorja është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, nuk dihet ende gjendja e saj.

Njoftimi i Plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb