Skip to content

Pamjet, shpërthim i fuqishëm në Vlorë! Një person i plagosur rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një i ri, rreth moshës 33 vjeçare, është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit, i ndodhur poshtë një pallati në lagjen ’10 korriku’.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur, apo nëse kemi të bëjmë me një atentat.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit.