Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një i ri, rreth moshës 33 vjeçare, është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit, i ndodhur poshtë një pallati në lagjen ’10 korriku’.
Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur, apo nëse kemi të bëjmë me një atentat.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit.


