Në postimin rutinor të çdo mëngjesi, kryemnistri Rama ka shfaqur pamje të muzeut të rikonstruktuar të Kastriotëve në Sinë të Dibrës.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Muzeu i Sinës u ndërtua në mesin e viteve ’80. Kjo pas të dhënave të reja se origjina ne Kastriotëve ishte pikërisht nga kjo zonë e Dibrës.
Megjithatë, ky muze ka mbetur gjithnjë i sfumuar nga hija e gjigandit të Krujës, ku dhe mishërohet më fuqishëm figura e Heroit Kombëtar.
Postimi i kryeministrit shërben për të kujtuar se ekziston një muze specifik për origjinën e Skënderbeut, e ky është në Sinë të Dibrës.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë 😊