Skip to content

Rama: ju tregoj shtëpinë e rilindur të Skënderbeut në Dibër

muzeu

 

Në postimin rutinor të çdo mëngjesi, kryemnistri Rama ka shfaqur pamje të muzeut të rikonstruktuar të Kastriotëve në Sinë të Dibrës.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Muzeu i Sinës u ndërtua në mesin e viteve ’80. Kjo pas të dhënave të reja se origjina ne Kastriotëve ishte pikërisht nga kjo zonë e Dibrës.

Megjithatë, ky muze ka mbetur  gjithnjë i sfumuar nga hija e gjigandit të Krujës, ku dhe mishërohet më fuqishëm figura e Heroit Kombëtar.

Postimi i kryeministrit shërben për të kujtuar se ekziston një muze specifik për origjinën e Skënderbeut, e ky është në Sinë të Dibrës.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë 😊