Skip to content

“Bukë do ha më pak, por tim bir do e shkolloj” Sakrifica e një nëne për djalin e paralizuar

“Kur linda, doktori më tha që djali ka lindur me një puçërr, flluskë në kurriz, si kur digjet lëkura e njeriut, ashtu ishte. Nëse kjo bën vaki të shpërthejë më tregoi doktori, mund të kalojë në meningjit.

Kështu ne vendosëm ta kalojmë në operim prej merakut. Djali ishte i vogël, 3 muajsh. Këmbët i lëvizte, por ditën tjetër (pas operacionit) nuk i lëvizte këmbët. Doktori e pa dhe më tha “e di si është puna, nuk kemi të garantuar as jetën tonë”… nuk e pranoi që ishte gabimi i tij. I vendosën një diagnozë të keqe, tumor në shtyllën kurrizore, por po të ishte ajo lloj sëmundje, djali nuk do të jetonte sot.”