Skip to content

Albana Vokshi: Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi për çdo shkop gome, ka vulën e turpit

Deputetja demokrate Albana Vokshi shkruan se Lulzim Basha sot do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.

Për të, Lulzim Basha ushtroi dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Reagimi i Albana Vokshit:

Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:

– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,

– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,

– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,

– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,

– për çdo minutë në qelitë burgut.

Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!