Deputetja demokrate Albana Vokshi shkruan se Lulzim Basha sot do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që ndodhi në selinë e PD.
Për të, Lulzim Basha ushtroi dhunë ndaj protestuesve paqësorë.
Reagimi i Albana Vokshit:
Lulzim Basha do mbajë përgjegjësi:
– për çdo pikë gjaku demokrati të derdhur sot,
– për çdo shkop gome në kurriz të demokratëve,
– për çdo ml gaz në mushkëritë e demokratëve,
– për çdo gurë apo send të hedhur mbi kokën e demokratëve,
– për çdo minutë në qelitë burgut.
Ai do mbajë gjithë jetën vulën e turpit!!
