
U prit data simbol i qytetit bregdetar dhe Shqipërisë, 28 nëntori për të nisur punimet e shumëpritura të aeroportit të Vlorës.
Nisja e punimeve bëri bashkë drejtues të shtetit, të firmës zbatuese dhe banorë të shumtë.
Por sot, më shumë se 1 muaj e gjysmë pas nisjes së punimeve në zonën ku pritet të ndërtohet aeroporti nuk ka ndryshuar asgjë që nga dita e parë.
Makineritë vijojnë të qëndrojnë në parkim dhe në kantier nuk shikon asnjë punëtorë. Sipas banorët në kantier gjenden prej kohësh vetëm 3 punonjës si roje të makinerive.
Nisja e punimeve me bujë dhe ndërprerja e tyre që ditën e nesërme ka ngjallur skepticizëm tek banorët. Të cilët shprehen se shpresojnë që ndërprerja e punimeve të ketë ardhur si pasojë e motit, edhe pse Vlora edhe gjatë dimrit ka pasur diell në shumicën e kohës.
Banorët: Janë vendosur kamionët dhe ato shtëpitë e vogla, janë ca roje aty akoma nuk ka nisur puna se kanë qenë festat.
Mbase jemi dhe pak skeptikë por ka probleme kudo kur ndërtohet një vepër, infrastruktura, moti.
-Ju kanë dhënë ndonjë informacion pse nuk po punojnë?
–Jo, jo! Si projekt e shoh shumë të mirë për zhvillimin e vendit, është një nga projektet më gjigande në jug.
Nuk është punuar fare, kaloi një muaj e gjysëm e hiç. Vështirë është mendoj të bëhet.
-Që kur erdhi kryeministri e lançoi si projekt e deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje.
(E.D/faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
