Skip to content

Punimet nisën me 28 nëntor dhe u ndërprenë 1 ditë më pas, aeroporti i Vlorës ende një premtim! Banorët: Makineritë rrinë të parkuara…

U prit data simbol i qytetit bregdetar dhe Shqipërisë, 28 nëntori për të nisur punimet e shumëpritura të aeroportit të Vlorës.

Nisja e punimeve bëri bashkë drejtues të shtetit, të firmës zbatuese dhe banorë të shumtë.

Por sot, më shumë se 1 muaj e gjysmë pas nisjes së punimeve në zonën ku pritet të ndërtohet aeroporti nuk ka ndryshuar asgjë që nga dita e parë.

Makineritë vijojnë të qëndrojnë në parkim dhe në kantier nuk shikon asnjë punëtorë. Sipas banorët në kantier gjenden prej kohësh vetëm 3 punonjës si roje të makinerive.

Nisja e punimeve me bujë dhe ndërprerja e tyre që ditën e nesërme ka ngjallur skepticizëm tek banorët. Të cilët shprehen se shpresojnë që ndërprerja e punimeve të ketë ardhur si pasojë e motit, edhe pse Vlora edhe gjatë dimrit ka pasur diell në shumicën e kohës.

Banorët: Janë vendosur kamionët dhe ato shtëpitë e vogla, janë ca roje aty akoma nuk ka nisur puna se kanë qenë festat.

Mbase jemi dhe pak skeptikë por ka probleme kudo kur ndërtohet një vepër, infrastruktura, moti.

-Ju kanë dhënë ndonjë informacion pse nuk po punojnë?

Jo, jo! Si projekt e shoh shumë të mirë për zhvillimin e vendit, është një nga projektet më gjigande në jug.

Nuk është punuar fare, kaloi një muaj e gjysëm e hiç. Vështirë është mendoj të bëhet.

-Që kur erdhi kryeministri e lançoi si projekt e deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb