Skip to content

Arben Ahmetaj me ministren gjermane: I kemi bërë detyrat, negociatat duhet të nisin

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren gjermane për Europën dhe Klimën, znj. Anna Luhrmann, shprehu keqardhjen që nisja e negociatave me Shqipërinë ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se vendi ynë, sipas Ahmetajt, i ka bërë të gjitha detyrat.

“I shpreha keqardhjen ministres, pasi i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të nxjerrë një problematikë me Shqipërinë. Megjithatë, megjithëse Komisioni ka 3 vjet rresht që konfirmon që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma nuk ka një hapje formale negociatash”, deklaroi Ahmetaj.